Evropa është duke shikuar për një ”mbret” të ri pas dominimit të Real Madridit në vitet e fundit.
Rivalët e përbetuar të Realit kanë bërë marrëveshje brilliante në afatin kalimtar veror për ta bërë La Ligan deh Champions Leaguen më eksituese.
MARCA kërkoi mendimin e lexuesve, kështu që ata lirshëm vendosën se cilët nga top-10 skuadrat evropiane mund ta fitojnë titullin në fjalë, transmeton IndeksOnline.
Rezultati ishte i pabesueshëm; 40% apo 91,099 votuan për Barcelonën.
Lexuesit konsideruan se kjo skuadër që Ernesto Valverde e ka në dispozicion për sezonin e ri, është mjaft solide.
Ardhjet në mesfushë të Arturo Vidal dhe Arthur, plus transferimi i Malcom, ka balancuar skuadrën, gjë e cila është dashur të ndodhë më herët.
Real Madridi e ka ndryshuar trajnerin, por edhe pësoi largimin e Cristiano Ronaldos, i cili duket se është humbje e madhe për skuadrën.