▪️Në një botë moderne në të cilën jetojmë, sot kur njerëzit shohin një spektakël apo një peizazh të mrekullueshëm natyror, kanë dy forma të reagimit:
Bota e sekularizmit ateist që detyron mendjen të shprehet automatikisht (Uau!), dhe bota e njerëzve fetarë, që kur e gjejnë veten përballë një bukurie natyrore thonë (O Zot sa bukur!)
▪️Dallimi midis dy shprehjeve nuk është vetëm një ndryshim gjuhësor, por ndryshim në pozicionin njohës të ekzistencës.
Kur ju thoni spontanisht (Uau!), ju e kufizoni mendjen tuaj vetëm në kufijtë e momentit të tanishëm dhe kjo është e gjithë historia!
Por kur përdorni shprehjen (O Zot sa bukur!), ju ia referoni ketë skenën e mahnitshme Autorit të vërtetë, dhe me vetëdijen tuaj niseni për të shkuar përtej skenës aktuale kah dëshmia e Madhështisë Hyjnore e cila fshihet pas saj.
▪️Sekularizmi ateist është në gjendje të kontrollojë mendjen njerëzore, parimet dhe sjelljen e saj, duke e bërë atë të kënaqur me të kuptuarit e ekzistencës së saj përmes një bote të mbyllur, të vetë-mjaftueshme, tokësore.
Kjo gjendje formohet gjithashtu duke imponuar ndjeshmëri dhe siklet ndaj çdo fjalimi që i referohet një vlere fetare që kapërcen këtë botë, ose gjithçka që i referohet botës së përtejme.
Shembull: nëse hyni në një qendër tregtare, krejtësisht moderne, dhe dikush përshëndet dikë me një përshëndetje fetare, kjo bënë të duket sikur po futet një fjalor që nuk i përket kësaj bote, dhe si e tillë është diçka e papërshtatshme për këtë vend.
Filozofi dhe teologu amerikan Harvey Cox, në librin e tij “The Secular City” thotë: “Mënyra se si njerëzit e jetojnë jetën e tyre të zakonshme, ndikon në mënyrën se si ata e kuptojnë filozofinë e jetës që e jetojnë!”
▪️Koncepti qëndron në këtë mënyrë: për të ndryshuar mendimet e njerëzve rreth fesë së tyre, nuk është e nevojshme t’u mbillni ide ateiste apo t’i bindeni ata për teoritë jofetare. Në realitet, në vend që të bindësh ata në mosekzistencën e Zotit, mjafton t’i mësosh ata “mos të ndjejnë më nevojën për Zot”, Në këtë mënyrë, mjedisi modern urban në të cilin jetojmë na mëson një stil jetese ku lutja ndaj Zotit nuk është më një nevojë parësore.
▪️Sipas psikologut Leon Festinger, i cili formuloi teorinë e (disonancës njohëse), njerëzit ndihen të turpëruar dhe kontradiktorë kur kanë një mospërputhje midis besimeve të tyre dhe realitetit në të cilin jetojnë. Turpërimi dhe sikleti i vazhdueshëm nga deklaratat tuaja fetare në qarqet e laicizuara, duhet të marrë fund një ditë… ose duke braktisur besimin tuaj që ju shkakton gjithë këtë siklet, ose duke u larguar nga realiteti që e përkeqëson besimin tuaja.
▪️Ajo që duhet të stërvitemi për të bërë këtu nuk është izolimi nga realiteti apo braktisja e besimit tonë, por të vendosemi me guximin dhe praktikën e vetëdijshme për të evokuar fenë në kontekste të sekularizuara, duke kuptuar plotësisht pamjet e mosmiratimit dhe habisë, pa ndjerë një kompleks inferioriteti, ose se po i përkasim një kohe a mendimi të tejshkuar.
Si duket, në këtë aludon Muhamedi a.s., kur thotë: “Me të vërtetë, pas jush do të vijnë ditë të vështira të durimit, dhe kushdo që vazhdon të qëndroj në ato kohëra, do të ketë shpërblimin sa pesëdhjetë shehidë prej jush.”
▪️Për të kuptuar ndikimin e sekularizimit ateist, mund të vëzhgoni se çfarë po ndodh në mbarë botën me vendet e adhurimit, veçanërisht me kishat, duke përfshirë përhapjen e tabelave që përmbajnë frazën: Keep Calm! (Qëndro qetë!)
Fjala “qetë” në këtë kontekst i përket botës moderne, veçanërisht fjalorit psikologjik. Fjala “Qetësi” i shërben një qëllimi të caktuar funksional dhe ndërprerja e tij me zë të lartë mund të dëmtojë ata që praktikojnë lutje, pra çështje që nuk ka të bëjë me shenjtërinë e vetë vendit, aq sa ka të bëjë me mos shqetësimin e të tjerëve. Pra, cili është kuptimi i fjalës “e shenjtë” në një botë të laicizuar? Ose çfarë autoriteti mund t’u imponojë fjala “ky është një vend i shenjtë”, njerëzve, sistemi perceptues dhe njohës i të cilëve nuk e ka besimin në koncepte të larta, siç është koncepti “e shenjtë”?
D.m.th., nëse nuk ka njeri që mediton për momentin brenda këtyre objekteve, qofshin xhami apo kisha, a është e pranueshme të ngre zërin apo të bërtas në këtë vend?!
Epo, kjo është me të vërtetë ajo që dikton fraza “vend i caktuar për meditim”. Pra, shenjtëria e vendit dhe respekti për të, është një koncept që nuk mund të kuptohet në botën e sotme!
Lloji i botës në të cilën po jetojmë… determinon mënyrën dhe modelin e fesë sonë!
Hoxhë Halil Avdulli