SHBA refuzoi të rinovojë autorizimin që i mundëson Organizatës për Çlirimin e Palestinës (OLP) për të patur një përfaqësim në Uashington, refuzimi i parë prej vitit 1980, denoncoi sot në media ministri palestinez i Punëve të Jashtme, Riyad al-Malki.
OLP-ja e presidentit palestinez, Mahmoud Abbas shihet nga komuniteti ndërkombëtar si organizata që përfaqëson popullin palestinez, dhe që kontrollon Autoritetin palestinez.
Ajo duhet të marrë çdo gjashtë muaj një liçencë veprimi për zyrën e saj në kryeqytetin amerikan.
Autoriteti palestinez mori dy ditë më parë një letër nga Departamenti i Shtetit (amerikan) duke bërë të ditur se sekretari i Shtetit nuk ka gjetur arsye të mjaftueshme për të mbajtur këtë zyrë të hapur”, pohoi Malki. /ATSH-AFP/