Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar masakrën e Celinës, Fortesës dhe Brestocit.
E para e vendit tha se 75 civilë u vranë në Celinë, 69 në Fortësë dhe 49 në Brestoc nga forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë.
Derisa, ajo tha se ata u vranë ngase ishin shqiptarë, vetëm sepse donin lirin.
“Më 25 mars 1999, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë, kryen masakra të përgjakshme në fshatrat e Rahovecit, në të cilat vranë 75 civilë në Celinë, 69 në Fortesë, 49 në Brestoc. Në mbrojtje të popullsisë, ranë heroikisht edhe pesë luftëtarë të UÇK-së. Ata u vranë vetëm sepse ishin shqiptarë, vetëm sepse donin liri. Dhimbja mbetet, drejtësia mungon, por e vërteta nuk zhbëhet. Kujtojmë martirët, nderojmë heronjtë e UÇK-së dhe nuk do të ndalemi asnjëherë në kërkim të drejtësisë!”, ka shkruar Osmani.