U tha se vajza e vogël që ruante delet sot është ministre në Francë, zbulohet e vërteta e fotos

Të gjithë e mbajnë mend një fotografi të një vajze që ruante delet, dhe në krah të saj në të majtë vendosej Najat Vallaud Belkacem, ministre e edukimit në Francë. Madje postimi mori mijera share në facebook, me krahasimin që një vajzë e varfër, mund të ngrihej në pozicionin e ministres.

Por AFP, zbulon të vërtetën e fotos.

Vajza ulur në gur që ruan dhentë e veta, nuk është aspak ministrja e Francës, por një vajzë që u bë pjesë e një fotografimi të Unicef për raportet e fëmijëve.

Edhe pse krahasimi u bë në vitin 2016, foto në fakt është shkrepur në 2014. Unicef konfirmoi për AFP se vajza në fotografi nuk është Najat Vallaud-Belkacem, por jep edhe legjendën e fotos: “Fouzia 8 vjec, qëndron në një gur afër deleve të saj”. Fotografia është shkrepur në një fshat në provincën marokene Al Haouz, ku kishte një  fushatë të Unicef gjatë një projekti për situatën e grave dhe fëmijëve në Marok në 2005.

“Fouzia shkoi për një vit në shkollë, dhe më pas e la sepse prindërit e saj nuk mund të blenin librat” tha organizata.

Fotografi që ka shkrepur foton quhet Giacomo Pirozzi. I kontaktuar nga AFP, ai konfirmoi se imazhi I publikuar në shumë vende ishte një mission I tij për Unicef në 2006. “Mund të them se të dy historitë janë të ngjashme (ajo e fëmijës dhe ministres), por vajza nuk është Najat Vallaud – Belkacem” thotë ai.

Pavarësisht se është bërë fact-check dhe e vërteta ka dalë, edhe shumë vite më vonë, pretendohet se baresha e vogël dhe politikanja janë i njëjti njeri, dhe foto vazhdon të qarkullojë. Edhe pse ka kaluar katër vite në një zonë rurale kur ishte fëmijë, gruaja politikane socialiste, në mënyrë përfundimtare nuk është fëmija e fotografuar nga Unicef.

Screenshot_2.jpg