U rritëm dhe zbuluam se ilaçet nuk janë lëng frutash.
U rritëm dhe zbuluam se gjyshi nuk kthehet për herë të dytë siç na tha nëna.
U rritëm dhe zbuluam se ka disa gjëra që të frikësojnë më shumë se errësira.
U rritëm derisa ndjemë se pas të qeshurës së nënës fshihen një mijë lot dhe pas forcës së babait fshihen një mijë sëmundje.
U rritëm për të kuptuar se problemet tona nuk zgjidhen me një copë ëmbëlsirë e as me rroba të reja.
U rritëm për të kuptuar se prindërit tanë nuk do na kapin gjithmonë për dore për të kaluar rrugën ose kthesat e jetës.
Xhasim Mutawa