Besojnë se janë ndërtuar me ndihmën e një dege të Nilit që…
Ato konsiderohen si një nga mrekullitë e botës dhe kanë lënë arkeologët në pikëpyetje të madhe se si ato janë ndërtuar në mes të askundit më shumë se 4 mijë vjet më parë. Po flasim për piramidat e Egjiptit të cilat sipas sipas studiuesve të Universitetit të Karolinës së Veriut Wilmington, u ndërtuan me ndihmën e një dege të lumit Nilit, e cila është e fshehur nën shkretëtirë dhe tokë bujqësore.
Për shumë vite, arkeologët kishin dyshuar se egjiptianët e lashtë duhet të kenë përdorur një rrugë ujore aty pranë për të transportuar materiale të tilla si blloqet e gurit për të ndërtuar piramidat.
Por deri më tani, askush nuk ishte i sigurt për vendndodhjen, formën dhe madhësinë e kësaj rruge ujore.
Grupi i studiuesve përdori imazhe satelitore, harta historike dhe studime gjeofizike për të hartuar degën e lumit që ata besojnë se është tharë nga një thatësirë e madhe mijëra vjet më parë.
Ekipi zbulon se dega e ishte afërsisht 64 km e gjatë dhe midis 200-700 m e gjerë. Dega e lumit kufizohej me 31 piramida, të cilat u ndërtuan midis 4700 dhe 3700 vjet më parë.