Ballina Lajmet U ndërtuan 2,3 km rrrugë u harxhuan 12.2 milionë euro

U ndërtuan 2,3 km rrrugë u harxhuan 12.2 milionë euro

Qeveria llogarit se ka ndërtuar 2,3 kilometër rrugë në katër muajt e parë të vitit 2018, të cilat kanë kushtuar 12.5 milionë euro. Të dhënat u publikuan nga Ministria e Financave në një raport për monitorimin e treguesve ænanciare të Minitrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për 4-mujorin e parë. Siç shihet nga të dhënat zyrtare 1 kilometër ka kushtuar 6 milionë euro. Nga 2,3 kilometrat e përfunduara 1,4 kilometër është autostradë me katër korsi dhe një kilometër është rrugë e tipit B me dy korsi.

Ministria e Financave raportoi se për grup produktin ndërtimi i Rrugëve janë realizuar fonde në masën 1,628 milion lekë, nëpërmjet: Ndërtimit të 0.2 km rruge tip A2 me katër korsi (2×2), paraqitet me një realizim prej 20.8% të planit për këtë tip rruge. Vihet re se kostoja për njësi ka luhatje, por nuk paraqiten argumenta lidhur me këtë fakt. Disa nga objektet e rëndësishme, të realizuara nga ky produkt janë: – By pass Plepa-Kavajë-Rrogozhinë, nga loti 8 deri në lotin 11, – Rruga Kukës-Morinë Loti 2, dublimi, – Vendosja e mbikalimeve për këmbësorë në aksin Thumanë-Milot dhe KukësMorinë. Ndërtimit të 1.25 km rruge tip A2’ 2×2 me trotuar dhe ndriçim, me një realizim prej 28% të planit për këtë tip rruge. Vihet re se kostoja për njësi ka një luhatje prej 72,000 lekësh për njësi, më shumë se vlera e planiækuar. Disa nga objektet e rëndësishme, që janë në proces nga ky produkt janë: – Unaza e Re e Tiranës,segmenti Komuna e Parisit – Rruga e Kavajës, – Nyja lidhëse e rrugës Milot-Lezhë, Rrëshen, Thumanë.

– Unaza e jashtme Tiranë, pjesa verilindore, Ndërtimit të 0.96 km rruge tip B1’ me dy korsi, m realizim prej 9.4% të planit për këtë tip rruge. Disa nga objektet e rëndësishme, në të cilat punohet me ritme të parashikuara janë: – Rruga Kardhiq-Delvinë loti1, loti 2, loti3 – Rruga Kardhiq-Delvinë loti 4, loti 5, loti 6 – Rruga Milot-F. Krujë (dublimi i superstradës) loti3 Ndërtimit të 0.96 km rruge tip C2 me dy korsi, me ralizim prej 41.9% të planit për këtë tip rruge. Disa nga objektet e rëndësishme, në të cilat punohet me ritme të parashikuara janë: – Ndërtimi i aksit Skrapar-Përmet, loti1, – Përmirsimi i sigurisë rrugore në aksin Kashar-Rinas – Ndërtim mbrojtja nga lumi km 9+500 rruga e re Milot-Skuraj. Për grup produktin Rikonstruksion rruge janë realizuar fonde në masën 653 milion lekë, nëpërmjet:

Gjithashtu Ministria e Financave raportoi se u rasfaltuan 9.53 km rrugë TIP C2 me dy korsi. Janë në proces ndërtimi disa objekte të rëndësishme si: – Riveshje dhe sistemim asfaltim Elbasan-Banjë loti1, loti3+, – Sistemim asfaltim rruga Tri Urat – Leskovik shtesë punimesh – Sistemim asfaltim rrugët lidhëse me bregdetin (Llogara-Sarandë) loti1+shtesë punimesh. Etj.

Exit mobile version