Një nga patentat e gjetura në makinën e biznesmenit O.S, është e bashkëshortes së Saimir Tahirit.
Policia e Elbasanit në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se pas denoncimit të liderit të opozitës Lulzim Basha për arrestimin e një biznesmeni me 800 mijë euro, në automjetin e tij u gjetën edhe disa patenta.
Dy prej patentave i përkasin ish-ministrit të Brendshëm dhe nuk janë të falsifikuara. Ndërkohë një tjetër patentë është e bashkëshortes së Tahirit./Mesazhi/