U gjet në qafën e mumieve, shkencëtarët nxjerrin ADN-në e djathit 3600-vjeçar

Zakonisht varietetet e djathërave të stazhonuar kanë një maksimum prej 12 muajsh, por ky nuk është rasti i më të vjetrit në botë që sapo është zbuluar. Ai daton 3600 vjet më parë dhe u gjet në vitin 2014 krah mumjeve të zbuluara në Kinë të cilat kishin të lyer me të kokën dhe qafën.

Tani, shkencëtarët kanë arritur të nxjerrin kampionë ADN-je prej tij për të zbuluar përbërësit kryesorë. Sipas analizës së tyre, djathi i lashtë përftohej nga kefiri i cili sot është një pije trend që bëhet nga qumështi i fermentuar dhe është shumë i mirë për shëndetin e zorrëve.

Në kampionë, janë identifikuar ADN lope dhe dhie ndërsa susbstanca e bardhë ishte djathë kefiri.  Mostrat e marra nga varre të ndryshme përmbanin bakterie dhe kërpudha që gjenden edhe sot thërrimet e kefirit.

Këto të fundit janë një  grup mikroorganizmash me bakterie dhe maja të ndryshme probiotike që e fermentojnë qumështin dhe e kthejnë në djathë kefiri. Kefiri ndihmon edhe për kockat, ul nivelin e sheqerit në gjak dhe përmirëson shëndetin e zemrës.

“Ky është djathi më i vjetër që është zbuluar ndonjëherë. Produktet ushqimore janë shumë të vështira që të ruhen për mijëra vjet ndaj kjo është një mundësi e rrallë dhe e vlefshme. Studimi i hollësishëm i djathit të lashtë mund të na ndihmojë të kuptojmë më mirë dietën dhe kulturën e paraardhësve tanë”, tha profesori Qiaomei Fu nga Akademia kineze e Shkencave.

Fragmentarizimi  i gjeneve bakteriale në djathë tregoi përparimin e baktereve probiotike përgjatë 3600 viteve. Kjo hedh poshtë besimin se kefiri vinte nga mali i Kaukazit verior në Rusi pasi tregon që kjo kulturë ishte pjesë edhe e rajonit Xinjiang që nga Epoka e Bronzit.