U deklarua kundër masës 100 për qind ndaj Serbisë, ministri shqiptar shlyen postimin

Ministri i Financave në Shqipëri, Arben Ahmetaj, pasi u deklarua kundër taksës 100 % që Kosova i ka vënë produkteve serbe dhe atyre të Bosnjës dhe Hercegovinës, ka mbajtur një takim shumë miqësor me homologun e tij serb, Sinisha Mali.

Për këtë takim gjatë ditës ka shkruar vetë Ahmetaj në Facebook.

Aty Ahmetaj thoshte se Shqipëria dhe Serbia mund ta japin shembullin më të mirë të bashkëpunimit ekonomik e politik. Mirëpo, tash Ahmetaj këtë postim e ka fshirë.

Ministri i Financave në Shqipëri, Arben Ahmetaj, është dorëzuar përballë kritikave të shumta që mori nga Kosova, për kundërshtimin që ai i bëri vendimit të Qeverisë së Kosovës për taksën 100 % ndaj Serbisë.