Një çajnik pa kapak, i blerë në Lincolnshire nga një koleksionist për 17 euro, u shit nga një shtëpi ankandesh për 522 mijë euro, sipas BBC online.
Çajniku i vogël prej porcelani është prodhuar nga John Bartlam, një specialist qeramike, në vitin 1780, dhe prej tij ekzistojnë edhe gjashtë objekte të tjera prej të njëjtit porcelan.
Nuk është çudi që këtë çajnik të çmuar u ble nga Muzeu Metropolitan i Nju Jorkut, që e mori me një çmim 23 herë më të lartë nga çmimi fillestar që ishte rreth 22 700 euro.
”Çajniku është prodhuar në Cain Hoy, në Karolinën e Jugut nga John Bartlam, i cili kishte ardhur nga Staffordshire rreth vitit 1760″, deklaroi Clare Durham, specialiste e objekteve në qeramikë, e cila shtoi se Bartlam ka përdorur ndoshta një teknikë britanike për porcelanin.
I lartë nëntë centimetra, nga njëra anë çajniku ka të vizatuar dy krilla nën një pemë dhe nga ana tjetër një burrë mbi një urë./ a.jor.