Ballina Arritje Teknologji Twitteri e LinkedIni do të funksionojnë pa fjalëkalime

Twitteri e LinkedIni do të funksionojnë pa fjalëkalime

Dy nga rrjetet e njohura sociale, Twitteri dhe LinkedIn, planifikojnë që së shpejti të funksionojnë pa fjalëkalimet tradicionale.

Fjalëkalimet kanë nisur të zhduken, falë opsioneve të tjera të kyçjeve. Shumë aplikacione dhe shërbime tashmë kanë nisur të punojnë me opsione të tjera.

“Është e paqartë se kur ‘X’ dhe LinkedIn do të nisin të funksionojnë me metoda të tjera përpos fjalëkalimeve. Gjithsesi, fakti se janë duke punuar të dyja është shenjë pozitive për të ardhmen e kyçjeve pa fjalëkalime”, ka thënë eksperti Steve Moser që ka njoftuar se dy rrjetet po funksionojnë në veçorinë e re.

“Passkey” është kredencial digjital që përdoret si metodë vërtetimi për të hyrë në ndonjë uebfaqe apo aplikacion. Zakonisht funksionon pa fjalëkalim. Kjo nënkupton që përdoruesit të mund të kyçen në uebfaqe e aplikacione përmes shenjës së gishtave apo njohjes së fytyrës, PIN-it apo opsione të tjera.

Tashmë Apple, si një nga gjigantët e teknologjisë, ka nisur me këtë funksion duke shtuar përpjekjet që të hiqen fjalëkalimet dhe të përdoren “passkeys” për t’u kyçur në aplikacione. Në pajisjet e Appleit ky shërbim kryhet përmes Face ID ose Touch ID. /koha

Exit mobile version