Rrjeti social Twitter bëri ditën e sotme një manovër të bujshme me një opsion të ri që do të shtohet në platformë quajtur super ndjekësit. Përmes këtij opsion përdoruesit e llogarive mund të tarifojnë për përmbajtje ekskluzive.
E gjitha kjo mund të marrë formën e cicërimave ekstra ose duke ju bashkuar një grupi komunitar apo pranuar një newsletter tha kompania.
Është hera e parë që platforma lajmëron ndryshime të ndjeshme në mënyrën sesi njerëzit e përdorin.
Gjithashtu tha se po teston shërbimin e diskutimeve live audio ngjashëm me rrjetin social Clubhouse. Lançuar në 2006, Twitter gjeneroi fitimin e parë në 2018-ën por tha se do të dyfishonte të ardhurat deri në 2023.
Të abonuarit në këto llogari do të marrin shërbime ekstra si oferta, zbritje apo përmbajtje të tjera të bllokuara për përdoruesit pa pagesë.
Nëse super ndjekësit debuton një ditë, krijuesit e përmbajtjeve, pronarët e bizneseve dhe mediat do të duan të përfitojnë prej saj. Aktualisht puna në këtë veçori është në zhvillim dhe nuk dihet kur ka për të debutuar. /PCWorld