Twitter mund të blejë TikTok-un

Twitter mund të blejë TikTok-un pasi shfaqi një interes për aplikacionin.

TikTok tani më është duke diskutuar për një mundësi blerjeje nga Mircrosoft për një bashkim potencial, transmeton lajmi.net.

E gjitha kjo ndodhi pasi Donald Trump vendosi ta ndalojë TikTok-un në SHBA sepse sipas tij janë në rrezik të dhënat personale të çdo qytetari në SHBA që përdorë dhe ka një llogari në TikTok.

Të dhënat thuhet se shfrytëzohen nga Kina ku në këtë rast aplikacioni TikTok ka refuzuar çdo mundësi të tillë.

Twitter ka bërë blerjen e një aplikacioni të tillë, Vine, i cili gjithashtu bënë video të shkurtra të ngjashme më TikTok-un.

Disa thashetheme janë shpërndarë që Twitter ka një interes për blerjen e aplikacionit TikTok. Po asgjë nuk është konfirmuar akoma. TikTok ka afat kohor deri më 15 shtator.

Edhe pse TikTok mohon që të dhënat përdoren në Kinë, Trump nuk do të lejojë përdorimin e aplikacionit në SHBA, vetëm në rast të blerjes nga një kompani amerikane.