Twitter heq postimin e ambasadës kineze në SHBA në lidhje me turqit ujgurë

Rrjeti social Twiter hoqi postimin e Ambasadës së Kinës në SHBA, e cila lavdëroi praktikën e qeverisë kineze për kufizimet kundrejt turqve ujgurë për të bërë fëmijë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Twitter e ka vlerësuar si një përpjekje të Kinës për të privuar popullin ujgur nga cilësitë humane, postimin e Kinës i cili përmbante pretendimet se qeveria kineze “mbështet barazinë gjinore dhe shëndetin riprodhues” mes ujgurëve, se “çliron” gratë ujgure dhe se i shpëton ato “që të bëhen makineri për të bërë fëmijë”.

Nën postimin e bërë në mëngjesin e së enjtes nga amasada kineze në SHBA i cili u hoq në mbrëmjen e së premtes, Twitter vendosi shënimin “Ky postim ka shkelur rregullat e Twitter-it” dhe më pas postimi u zhduk plotësisht.

Praktikat e Kinës Rajonin Autonom Ujgur Xinjiang

Shkeljet e Kinës në vitet e fundit ndaj identiteteve dhe kulturave të turqve ujgurë kritikohen nga opinioni ndërkombëtar.

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara (OKB), të paktën 1 milion turq ujgurë mbahen jashtë dëshirës së tyre në vende të cilat Pekini i quan si “qendra të arsimit profesional”, ndërsa opinioni ndërkombëtar i definon si “kampe të riedukimit”.

OKB-ja dhe organizatat e tjera ndërkombëtare kanë përsëritur thirrjen e tyre për lejimin e vëzhgimit të kampeve, ndërkohë që Kina deri më tani ka lejuar një numër të pakët të diplomatëve të huaj dhe disa gazetarë që të shikojnë pjesërisht vetëm disa kampe që ajo vetë i ka përcaktuar.

Autoritetet kineze kanë refuzuar kërkesat e zyrtarëve të OKB-së për të vëzhguar lirisht në rajon me qëllimin për të marrë informacione të drejtpërdrejta.