Presidenti i Këshillit Evropian (BE) Donald Tusk tha se Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka humbur reputacionin e saj në vitet e fundit, raporton Anadolu Agency (AA).
Këtë Tusk e tha në fjalimin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në New York të SHBA-ve. Pasi ka vënë në dukje se OKB-ja është mjeti më i mirë për të diskutuar problemet si konfliktet, uria, shpërnguljet me detyrim, terrorizmi dhe tensionet bërthamore, Tusk theksoi se në strukturë duhet të bëhen disa ndryshime.
Ndër të tjera pasi ka bërë të ditur se nga OKB-ja kanë pritshmërinë që të jetë një organizatë më pak burokratike për të vepruar me qartësi dhe me një qëllim të përcaktuar në të gjitha veprimet, Tusk tha se “Për këtë arsye BE-ja, idetë që ndodhen aktualisht mbi tryezë në lidhje me realizimin e reformës në OKB i sheh si nevojë minimale. Ajo që kemi nevojë është jo më pak, por më shumë këmbëngulje”.
“OKB-ja e ka humbur reputacionin e saj në vitet e fundit por pavarësisht kësaj vazhdon të jetë një mjet për të vendosur në veprim vullnetin e përbashkët”, potencon Tusk.
Ai më tej shton se vendimet lidhur me sanksionet që KS e OKB-së mori më 11 shtator kundër Koresë së Veriut për shkak të programit raketor janë një “shenjë e lidershipit të vërtetë dhe pranisë së kapacitetit të unitetit”.
Ndër të tjera Presidenti i Këshillit Evropian, Tusk tha se nën çatinë e OKB-së ka nevojë që të bëhet më shumë kundër radikalizimit.