Periudhat e ftohta kanë sjellë çdoherë nevojën për ruajtjen e ushqimeve në kohërat e mëhershme.
Kësisoj, një proces i tillë në kulturën shqiptare është emërtuar “turshi”, e që ende vazhdon të ndiqet një traditë e tillë.
E një ide për futje në turshi është edhe patëllxhani në vaj ulliri, e cila po konsiderohet si më e përsosura.
Përbërësit:
2 patëllxhanë të vegjël;
– kripë;
– piper;
– 2 dl vaj ulliri;
– një grusht ullinj;
– 3 thelpinj hudhre;
– majdanoz apo fletë selinoje;
– pak spec djegës (opsionet: spec djegës i kuq i bluar apo i grirë i freskët, i shtypur djegës),
– një lugë uthull balsami
Përgatitja:
Patëllxhanët lani mirë dhe pritni në rrathë.
Tepsinë lyejeni me vaj dhe nxeheni në furrë.
Nxirrni rrathët e radhitur, pastaj qitni kripë dhe spërkatni me pak vaj ulliri.
Piqni rreth 20 minuta në 250 gradë Celsius.
Në kavanoz qitni vaj, patëllxhanin e pjekur dhe përbërësit e tjerë.
Shtoni gjysmë luge të vogël kripë dhe piper.