Pjesa e fundit e Xhamisë Eyyub, e që peshon 2,650 ton, është bartur në vendin e saj të ri me anë të mjetit SPT me 352 rrota, nga vendi historik Hasankeyf.
Procesi i punës thuhet se ka zgjatur rreth 6 orë, ndërsa rruga është rreth 6 kilometra deri në Parkun e Ri Kulturor.
Procesi i bartjes së Xhamisë Eyyubi filloi më 26 nëntor. Në fushën e transportit, pjesa e parë e mureve të kopshtit që peshonin 115 ton ishin zhvendosur në 6 pjesë.
Një vepër kolosale guri e quajtur Zeynel Bey Shrine u zhvendos duke përdorur teknologji të ngjashme vitin e kaluar.
Ky veprim vjen pasi diga e katërt më e madhe e Turqisë është në rrezik dhe qyteti i lashtë i Hasankeyf rrezikohet nga përmbytjet e ujrave