Sipas një vendimi të publikuar në gazetën zyrtare, Turqia ka zëvendësuar ministrin e Thesarit dhe Financave, Lütfi Elvan, me Nureddin Nebati-n, transmeton Anadolu Agency (AA).
57-vjeçari Nebati, i cili do të zëvendësojë ministrin e deritanishëm, ka shërbyer si zv/ministër i Thesarit dhe Financave.
Ai është i diplomuar në administratën publike, studimet master i ka kryer në shkencat sociale në Universitetin e Stambollit, ndërsa doktoraturën e ka kryer në shkencat publike dhe administratën publike në Universitetin Kocaeli të Turqisë.
Në gazetën zyrtare thuhet se Elvan ka kërkuar largimin nga posti i ministrit.