“Turqia, i vetmi vend që u kujtua për neve”

“Turqia është i vetmi vend që ka ndihmuar vendin tonë pas bombardimeve terroriste në kryeqytetin somalez Mogadishu dy ditë më parë,” tha dje kryetari i Somalisë Mohammed Abdullah Farmajo.

“Unë do të doja të falënderoja Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan dhe popullin turk për përpjekjet e tyre të ndihmës” tha ai.

Presidenti shpjegoi se mbështetja turke për popullin somalezë është një fryt i marrëdhënieve vëllazërore që kanë lidhur të dy vendet për shekuj me radhë.

Gjatë ditës së djeshme, një aeroplan mjekësor turk u ngrit nga aeroporti ndërkombëtar i Mogadishut dhe solli në Turqi 30 njerëz të plagosur që do të marrin trajtim mjekësor në Turqi. /MESAZHI/