Turqia renditet e shtata në botë me më shumë vaksinime kundër llojit të ri të koronavirusit (Covid-19).
Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca në mesazhin që postoi në llogarinë e tij në mediat sociale, deklaroi se Turqia renditet e shtata në botë ndër vendet më të vaksinuara kundër Covid-19, dhe vuri në dukje se një nga arsyet e këtij suksesi është përpjekja e sinqertë dhe unike e punonjësve të kujdesit shëndetësor.
Numri i përgjithshëm i vaksinave antiCovid-19 që janë administruar në Turqi deri më tani i ka tejkaluar 111 milionë e 723 mijë e 693. /trt