Ballina Ekonomi Turqia vazhdon të mbetët ndër investitorët më të mdhenjë në Kosovë

Turqia vazhdon të mbetët ndër investitorët më të mdhenjë në Kosovë

Turqia po vazhdon të mbetët investitori më i madh në Kosovë pas Gjermanisë dhe Zvicrës.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës deri më 31 mars 2020, totali i investimeve kumulative direkte nga Turqia në Kosovë është 430.8 milionë euro.

Meqenëse vlera e investimeve turke në sektorët si patundshmëri dhe ndërtimtari është e ulët, kontributi i investimeve turke në ekonomi është dukshëm i lartë.

Investimet turke kryesisht fokusohen në sektorin e energjisë, atë të financave, transportit ajror, logjistikës dhe prodhimtarisë.Përveç investimeve direket, Turqia dhe Kosova kanë edhe shkëmbime tregtare.

Të dhënat e Tregtisë tregojnë se një nga partnerët më të mëdhenj tregtarë të Kosovës së bashku me Gjermaninë është edhe Turqia.Sipas të dhënëve nga Oda Tregtare kosovaro-turke dërguar për lajmi.net, vetëm në tetë mujorin e këtij viti importet e Kosovës nga Turqia kapin vlerën e 255 milionë euro.

Ndërsa po në këtë periudhë, produkte me vlerë 6.7 milionë euro u eksportuan në Turqi.

Megjithatë kjo ode thotë se me nënshkrimin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë me Turqinë, duke marrë parasysh e hapjen e një tregu prej 80 milionë banorëve parashikohet rritje graduale e eksporteve të Kosovës.

“Sidoqoftë, me nënshkrimin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë me Turqinë, duke marrë parasysh e hapjen e një tregu prej 80 milionë banorëve parashikohet rritje graduale e eksporteve të Kosovës. Pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes, në tetë muajt e parë të vitit 2020, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, shohim se vlera e eksporteve drejt Turqisë është rritur 76%”, kanë thënë nga Oda Tregtare kosovaro-turke.

Kurse në vitin 2019, Importet totale të Kosovës nga Turqia kapën vlerën e 431.5 milionë eurove, pra Turqia mbuloi 12.3% të importeve totale.Por, sipas tyre, për shkak të kapaciteteve të ulëta të prodhimit në Kosovë, nivelet e eksporteve në Turqi në vitin 2019 mbetën shumë të ulëta dhe ishin 8 milionë euro.

Ndërkohë disa nga kompanitë me kapital më të madh financiar i janë dhënë më koncesion konsorciumeve turke.

Konsorciumi turko-francez, Limak –Aeroport de Lyon, në vitin 2010 ka marrë me koncesion për 20 vjet Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, me obligimin që të investojë mbi 100 milionë euro.

Po ashtu në vitin 2012, konsorciumi turk Limak–Çalik privatizoi rrjetin kosovar të shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike, duke e blerë atë për 26.3 milionë euro.

Bechtel-Enka, konsorciumi amerikano-turk, ka bërë ndërtimin e dy autostradave, atë që lidhë Kosovën me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me një vlerë mbi 1.6 miliard euro.

Exit mobile version