Ballina Lajmet Kosovë Turqia uron Kosovën në 15-vjetorin e Pavarësisë

Turqia uron Kosovën në 15-vjetorin e Pavarësisë

Ministria e Jashtme e Turqisë ka uruar Kosovën në 15-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Ministria e Jashtme ka thënë se është mirënjohëse ndaj popullit kosovar, për solidaritetin dhe mbështetjen gjatë ditëve të vështira.

“Urime Dita e Pavarësisë miqve dhe vëllezërve tanë në Kosovë. I jemi mirënjohës popullit kosovar për solidaritetin dhe mbështetjen gjatë ditëve tona të vështira”.

Ndërsa falënderimin e ka bërë në gjuhën shqipe, “Faleminderit” ka shkruar Ministria e Jashtme Turke. /dukagjini

Exit mobile version