Një grup i kuzhinierëve në Turqi po thyejnë rekord botëror për bakllavanë më të madhe e cila peshon më shumë se gjysmë ton.
Bakllava gjigante u paraqit në një “samitin e gastronomisë” në Ankara, ku dhjetëra vizitorë kërkuan ta shijojnë një copë.
Mehmet Kanbur, i cili udhëhoqi grupin prej 14 kuzhinierësh dhe është gjithashtu kreu i zinxhirit të dyqaneve te qumështit “Mado” tha se baklava peshonte 518 kg – më shumë se dyfishi i rekordit të mëparshëm – dhe kishte qenë në punim e siper për gjashtë muaj.
Baklava, origjina e së cilës është nga Turqia, është e përgatitur me fistikë të freskët ose arra dhe sherbet, apo disa raste mjalte.
“Ky rekord është një mesazh i ëmbël për botën. Le të mos komunikojme duke luftuar, por të komunikojme ëmbël, tha Kanbur.”