Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Turqia tërhiqet nga Traktati për Forcat e Armatosura Konvencionale në Evropë

Turqia tërhiqet nga Traktati për Forcat e Armatosura Konvencionale në Evropë

Turqia është tërhequr nga Traktati për Forcat e Armatosura Konvencionale në Evropë (CFE), transmeton Anadolu.

Sipas dekretit presidencial të botuar në “Gazetën Zyrtare”, Turqia tërhiqet nga “Traktati për Forcat e Armatosura Konvencionale në Evropë (CFE)” i cili u nënshkrua në kryeqytetin e Francës, Paris, më 19 nëntor 1990 dhe që u miratua më 1 korrik 1992 me Vendimin e Këshillit të Ministrave.

“Në përputhje me nenin 3 të dekretit presidencial nr. 9 është vendosur që duke filluar nga data 8 prill 2024 të pezullohet zbatimi i Traktatit mes Republikës së Turqisë dhe shteteve të tjera palë në Traktat”, thuhet në vendim.

Exit mobile version