Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç, ka thënë se vendi i saj është i gatshëm për thellimin dhe vazhdimin e bashkëpunimit në të ardhmen në mes të Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë.
Ajo këto komente i bëri gjatë një takimi me ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, të cilin e uroi për marrjen e detyrës së re.
Me këtë rast, ministri Berisha falënderoi ambasadoren Kiliç për ndihmën e vazhdueshme që Turqia ka dhënë dhe po vazhdon të japë për FSK-në.
Gjithashtu, ministri i FSK-së kërkoi nga ambasadorja Kiliç vazhdimin dhe thellimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen në të gjitha fushat me interes të përbashkët për të dyja ministritë dhe të dyja vendet.