Turqia do të shpenzojë 21 miliardë dollarë për zhvillimin e rajoneve lindore

ë katër vitet e ardhshme Turqia do të shpenzojë 62 miliardë lira turke (rreth 21 miliardë dollarë) në provincat e saj në lindje dhe juglindje të vendit si pjesë e një pakoje investimesh publike, thuhet në një njoftim të kryeministrisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Deklarata përfshinë edhe detajet e pakos për investime në zonat të cilat kanë qenë vatër e aktiviteteve të organizatës terroriste PKK e cila rifilloi fushatën e armatosur kundër shtetit.

Fillimisht pakoja u njoftua të dielën nga kryeministri Binali Yıldırım gjatë një takimi të tij në provincën juglindore Dijarbakir.

Në bazë të deklaratës 6.4 miliardë dollarë do ti alokohen Ministrisë për Transport Detar dhe Komunikim, 6 miliardë dollarë ministrive të Bujqësisë, Blegtorisë dhe Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, 3.3 miliardë dollarë për Ministrinë e Ambientit dhe Urbanizmit, 5.5 për Administratën për Zhvillim, 1.7 miliardë për Ministrinë e Shëndetësisë, 1.3 miliardë për Ministrinë e Energjetikës, 175 milionë dollarë për Ministrinë për Zhvillim dhe 45 milionë për Ministrinë për Familjen dhe Politikat Sociale.

Ministria e Shëndetësisë do të ndërtojë të paktën 100 spitale në të gjithë rajonin dhe Administrata e Zhvillimit të Strehimit do të ndërtojë më shumë se 30.700 shtëpi, thuhet në deklaratë.

Deklarata shton më tej se do të ndërtohen të paktën 800 fabrika, 36 stadiume dhe 15 qendra rinore ku do të krijohen të paktën 40.000 vende të reja pune.