Turqia: Sulmi tokësor i Iz’raelit në Li’ban është përpjekje e paligjshme për pushtim

Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë tha se “shkelja e sovranitetit dhe integritetit territorial të Libanit nga Izraeli i cili ka nisur sulm tokësor është një përpjekje e paligjshme për pushtim”, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga ministria thuhet: “Shkelja e sovranitetit dhe integritetit territorial të Libanit nga Izraeli duke nisur sulm tokësor është një përpjekje e paligjshme për pushtim. Ky sulm duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur ndërsa ushtarët izraelitë duhet të tërhiqen nga territori libanez”.

Në deklaratë thuhet se sulmi kishte në shënjestër jo vetëm vendet e rajonit, por edhe sigurinë dhe stabilitetin e vendeve jorajonale.

“Si rezultat i kësaj tentative të rrezikshme pushtimi, ka shumë të ngjarë të shfaqet një valë e re emigracioni dhe ekstremistët të fitojnë terren në të gjithë botën. Nuk duhet harruar se këto zhvillime do të prekin edhe vendet që ofrojnë mbështetje politike dhe armët për Izraelin”, thuhet në deklaratë.

Më tej theksohet se Këshilli i Sigurimit të OKB-së duhet të respektojë ligjin ndërkombëtar dhe të marrë masat e nevojshme kundër këtij sulmi ndaj okupimit të Libanit dhe se çdo krim i kryer nga Izraeli është “goditje ndaj ligjit ndërkombëtar dhe Kartës së OKB-së”.

Hapi kryesor që duhet bërë për vendosjen e qetësisë në rajon është “vendosja e armëpushimit të menjëhershëm dhe të përhershëm në Gaza” ndërsa kujtohet se vendosja e paqes në Gaza është përgjegjësi e gjithë njerëzimit, thuhet në deklaratë.