Unioni i Studentëve të Anadollit nga Turqia do të shtrojë sofra vëllazërore me rastin e “15 Ramazanit – Ditës Botërore të Jetimëve” në 15 shtete të botës, përfshirë edhe Shqipërinë, Maqedoninë dhe Kosovën dhe Maqedoninë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas deklaratës nga Unioni, studentë universitarë nga e gjithë Turqia kanë tubuar ndihma në para në kuadër të fushatës “Sofra e Vëllazërisë” e cila ka filluar në muajin e Ramazanit në mbi 100 universitete në 70 provinca të Turqisë.
Me paratë e tubuara do të shtrohen sofra vëllazërore për jetimët, nën organizimin e Shoqatës për Ndihmë dhe Solidaritet Iylik-Der.
Sofrat e vëllazërisë do të shtrohen në Shqipëri, Maqedoni, Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë, Halabxha (Irak), Somali, Kirgistan, Burkina Faso, Jemen, Bangladesh, Niger, Jerusalem, Qipro dhe Erbil, ndërsa në to do të shprehet vëllazëri, mirësi, mëshirë dhe dhembshuri për fëmijët jetimë.
Vitin e kaluar, Unioni i Studentëve të Anadollit shtroi sofra vëllazërore për pesë mijë persona për jetimët në Gaza.