Turqia i shpjegon botës tentativën e grusht shtetit më 15 korrik

Instituti Yunus Emre (YEE) i cili operon me më shumë se 50 qendra dhe 100 pika kontakti në pesë kontinente me qëllim për të forcuar lidhjet kulturore dhe diplomatike të Turqisë, në kuadër të aktiviteteve të 15 korrikut për fitoren e demokracisë dhe përkujtimin e dëshmorëve do të zhvillojë aktivitete në qytete të ndryshme të botës, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka marrë nga YEE mësohet se në vitin e parë të tentativës për grusht shteti, është planifikuar që në 81 qytete të Turqisë kryesisht në Ankara dhe Stamboll të mbahen programe përkujtimore për personat që kanë humbur jetën gjatë tentativës për grusht shteti. Turqia jo vetëm brenda vendit por zhvillon aktivitete edhe jashtë vendit në mënyrë që komuniteti ndërkombëtar të mësojë mbi atë që ndodhi më 15 korrik.

Në këtë kuadër qendrat e YEE po kryejnë aktivitete intensive në Palestinë, Maqedoni, Kroaci, Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë (BeH), Francë, Itali, Hungari, Rumani, Rusi, Azerbajxhan dhe në Qipron Turke si dhe në 131 pika në 59 vende do të organizohen gjithashtu aktivitete përkujtimore për 15 korrikun fitoren e demokracisë dhe përkujtimin e dëshmorëve.

Krahas aktiviteteve si ekspozita fotografike, simpoziume, panele dhe takime që ambasadorët turq, konsujt kanë planifikuar bashkarisht me zyrtarë të shteteve në fjalë do të mbahen gjithashtu edhe një minutë heshtje dhe gara (vrapime) përkujtimore.

Me aktivitetet synohet që nëpërmjet qeverive lokale dhe medias të informohet opinioni ndërkombëtar në lidhje me tentativën tradhtare për grusht shteti dhe për organizatën terroriste FETO që ka për qëllim pushtimin e vendit dhe e cila më 15 korrik kishte planifikuar të godasë integritetin dhe demokracinë e Turqisë.

“I shpjegojmë 15 korrikun qindra mijëra personave”

Kryetari i YEE, Prof. Dr. Şeref Ateş, ka vënë në dukje se kanë realizuar punime intensive për t’i shpjeguar botës se çfarë është përjetuar gjatë tentativës për grusht shteti më 15 korrik.

“Ne jemi të parët ata që shpjeguam, ndërhymë kundër grusht shtetit në Turqi. Nëpërmjet të gjitha përfaqësive anembanë botës kaluam në komunikim me anëtarët e medias. U takuam me politikanë lokalë, media, akademikë. Përgjatë vitit me 50 qendrat tona dhe mbi 100 pikat tona të kontakteve kemi shpjeguar për qindra mijëra njerëz se çfarë është përjetuar më 15 korrik në Turqi, se si vullneti popullor doli në rrugë dhe luftën për pavarësi që ata kanë kryer”, u shpreh Ateş.

“Në perëndim ka një dezinformim intensiv”

Duke vënë në dukje se të gjithë punonjësit kanë informuar popullin duke shpjeguar puçin Ateş, ka thënë:

“Ka një dezinformim kryesisht në vendet perëndimore. Në lidhje me këtë nuk punojmë vetëm ne intensivisht por në të njëjtën kohë edhe të gjitha institucionet e shtetit dhe organizatat e shoqërisë civile. Në të vërtetë Turqia më 15 korrik ka shkruar një histori të re. Atë natë ka patur njerëz të cilët me një thirrje u dergjën në rrugë, u dolën përpara tankeve, nuk patën frikë nga armët. Kjo përpjekje në të vërtetë ka treguar se sa i përkushtuar është populli turk për lirinë dhe vullnetin e popullit. Ne këtë shpirt të lirisë dhe procesin e normalizimit të Turqisë pas 15 korrikut duhet t’i shpjegojmë botës. Në këtë kontekst ne si YEE kryejmë detyrën që na takon”.

“Është abuzuar me interesin për kulturën turke”

Pasi ka shprehur se FETO ka abuzuar me qëllimin e mirë të njerëzve që kanë patur dëshirën për të mësuar kulturën dhe gjuhën turke, Ateş, tha se “Deri më tani fatkeqësisht kjo organizatë është përhapur jashtë vendit duke përdorur vlerat kulturore të popullit të Anadollit. Duke përdorur emrin ‘Shkollat Turke‘ krijuan një perceptim si shkolla shtetërore. Për këtë arsye disa shtete, qeveri të huaja në disa raste këto shkolla i kanë trajtuar si shkolla të shtetit”.

“Shteti ynë në mënyrë që Turqia të prezantohet nga kanale të drejta dhe për mësimin e drejtë të gjuhës turke formoi Institutet Yunus Emre (YEE) përballë kësaj lëvizjeje dashakeqe e cila është përpjekur të minojë diplomacinë kultutore mes vendeve. Fushat si dërgimi i burimeve të drejta jashtë vendit, formimi i bibliotekave turke atje, lidhja me universitetet në Turqi realizohen plotësisht nën kontrollin tonë. Instituti Yunus Emre në këtë kontekst drejton në kanale të drejta interesin për Turqinë, dhe gjithashtu edhe pas kësaj do ta vazhdojë këtë”.

Kalimi në veprim në natën e 15 korrikut

Natën e 15 korrikut me udhëzim të kryetarit të YEE, Ateş të gjitha qendrat e YEE në 5 kontinente kaluan në veprim dhe ka kryer informimin me qëllim për të penguar dezinformimin që mund të krijohej jashtë vendit rreth tentativës për grusht shteti.

Me njoftime për shtyp dhe përmes bisedave dypalëshe YEE në të katër anët e botës duke shpjeguar tentativën e puçit ka dhënë informime në lidhje me përjetimet gjatë tentativës për grusht shteti më 15 korrik.

Në shkollën verore e cila ka nisur në Turqi afërsisht një javë pas tentativës së puçit ku morën pjesë 540 nxënës të huaj nga 46 shtete patën shprehur mbështetjen e tyre për popullin turk. Nxënësit të cilët morën pjesë në tubimet për ruajtjen e demokracisë ishin shprehur se janë pranë demokracisë dhe dënojnë tentativën për grusht shteti.