Janë shpëtuar emigrantët e parregullt në varkën që Roja bregdetare greke i braktisi në det, transmeton Anadolu.
Në deklaratën e Ministrisë turke të Mbrojtjes thuhet se gjatë aktivitetit të zbulimit dhe vëzhgimit me mjetin ajrore pa pilot (UAV) të Komandës së Forcave Detare turke, Roja bregdetare greke është parë duke lënë një varkë me emigrantë të parregullt në lindje të ishullit Samos.
Në deklaratë thuhet se emigrantët e parregullt u shpëtuan nga Komanda e Rojës Bregdetare turke që mbërriti në zonë.