Afër brigjeve të rretheve Kushadasë (Kuşadası) dhe Didim të rrethit Ajdën (Aydın) janë shpëtuar 53 emigrantë të parregullt të prapësuar në ujërat territoriale turke nga Roja Bregdetare greke.
Pas marrjes së informacionit në orare të ndryshme se 2 grupe emigrantësh të bllokuar në gomone dhe varka shpëtimi afër brigjeve të Kushadasësë dhe Didimit, Komanda e Rojës Bregdetare së Turqisë dërgoi menjëherë në zonë ekipet e saj.
Ekipet shpëtuan dhe nxorën në tokë 53 emigrantë të parregullt, të cilët siç mësohet ishin prapësuar në ujërat territoriale turke nga njësitë greke.
Pastaj shtetasit e huaj u dërguan në Drejtorinë e Menaxhimit të Migracionit në Ajdën. /trt