Turqia shpëton 44 emigrantë të kthyer me dhunë nga Greqia

Varka, e cila transportonte 44 emigrantë të parregullt me shtetësi afgane në përpjekje për të mbërritur në Itali, u prish afër Mezapos në perëndim të Gadishullit të Moresë (Peloponezit).

Emigrantët e bllokuar në detin Egje kërkuan ndihmë nga njësitë e Rojës Bregdetare greke.

Me të mbërritur në zonë, forcat greke të sigurisë e tërhoqën për 6 orë varkën me emigrantë deri në detin Egje.

Emigrantët u transferuar në anijen e Rojës Bregdetare greke dhe këtu u rrahën nga forcat e armatosura dhe të maskuara të sigurisë greke. Pasi u morën emigrantëve pasaportat, paratë dhe sendet me vlerë, forcat greke i lanë emigrantët në një gomone në mes të detit dhe i braktisën ata në mëshirë të fatit.

Peshkatarët turq me të dëgjuar klithmat e emigrantëve e raportuan situatën tek ekipet e Rojës Bregdetare turke.

Emigrantët e braktisur në vdekje në mes të detit u shpëtuan nga forcat e Rojës Bregdetare turke. /trt