Turqia shpëton 44 azilkërkues në Egje

Turqia ka shpëtuar 44 azilkërkues të cilët u shtynë nga roja bregdetare greke në ujërat territoriale turke në Egje, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas burimeve të sigurisë, pas marrjes së informacioneve se dhjetëra azilkërkues janë në një barkë në brigjet e qytetit Dikili në provincën e Izmirit, roja bregdetare turke filloi operacionin e kërkimit dhe shpëtoi azilkërkuesit.

Pas kontrolleve rutinore, azilkërkuesit iu referuan autoriteteve provinciale të migracionit.

Turqia ka qenë një pikë kryesore e transitit për azilkërkuesit që synojnë të kalojnë në Evropë për të filluar një jetë të re, veçanërisht ata që arratisen nga lufta dhe persekutimi.

Vendi në fillim të këtij viti hapi portat e saj për migrantët e parregullt që kërkojnë të kalojnë në Evropë, duke akuzuar Bashkimin Evropian (BE) se nuk ka arritur t’i mbajë premtimet e saj nën marrëveshjen për migrantët të arritur në vitin 2016.

Turqia mirëpret thuajse 4 milion sirianë, më shumë se çdo vend tjetër në botë.