Ballina Lajmet Turqia shpërndan ndihma për familjet skamnore në Gaza

Turqia shpërndan ndihma për familjet skamnore në Gaza

Ministria palestineze për Zhvillim Social të dielën shpërndau paketat e ndihmave turke për 29 mijë familje palestineze në Gazën e bllokuar, rapoton Anadolu Agency (AA).

Ndihmat u shpërndanë në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore të Koordinimit dhe Bashkëpunimit (TIKA).

Raed Qeshta, koordinatore ndihmëse e TIKA-s në Gaza, tha se ndihma u është dhënë familjeve në të gjithë Rripin e Gazës.

Anija turke e ndihmës, Aqua Stella, ndaloi në portin Ashdod të Izraelit në fund të muajit të kaluar duke bartur furnizime ndihmash disa tonëshe për familjet e varfra në territorin e bllokuar palestinez.

Rreth 100 mijë thasë me mielli do t’u shpërndahen familjeve të varfra në periudhën e ardhshme”, tha Qeshta.

Ndihmat përfshijnë 50 mijë pako ushqime, 5.000 ton miell, 100 ton biskota, çokollata dhe ëmbëlsira. Ato gjithashtu përfshijnë 50 mijë artikuj në veshje, 18 mijë e 100 lodra, 32 mijë mjete shkollore dhe mbi 1.000 biçikleta si dhurata për fëmijët palestinezë në enklavën bregdetare.

Në vitin 2016, Turqia dërgoi dy anije me ndihma në Gaza me mbi 22 mijë ton furnizime ndihmash pas normalizimit të marrëdhënieve mes Ankarasë dhe Izraelit pas një ndërprerje gjashtëvjeçare./Mesazhi/

 

Exit mobile version