Turqia është kualifikuar në çerelfinale të Kampionatit Evropian.
Kombëtarja e drejtuar nga Vincenzo Montella, në 1/8 e finales e eliminoi Austrinë, duke e mposhtur me rezultat 2-1.
Hero i Turqisë ishte dhëndrri i Kosovës, Merih Demiral, i cili shënoi të dy golat.
Ishte minuta e parë e ndeshjes kur 26-vjeçari i dha epërsinë Turqisë, derisa në minutën e 59-të shënoi golin e dytë.
Krejt çfarë bëri Austria deri në fund, ishte ta ngushtonte rezultatin me golin e Michael Gregoritsch, në minutën e 66-të.
Në çerkefinale Turqia do të përballet me Holandën.