Turqia sërish dërgon ndihmë mjekësore në Irak

Iraku ka pranuar një kontingjent tjetër me ndihma mjekësore të dërguara nga Turqia në mbështetje të luftës kundër koronavirusit të ri (COVID-19), njoftoi qeveria irakiane, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Jashtme e Irakut tha në një deklaratë se në ngarkesën e pranuar gjendeshin rreth një milionë materiale mjekësore, përfshirë maska, veshje mbrojtëse, mburoja për fytyrë dhe xhama zmadhues për qëllime kirurgjikale, të prodhuara nga firma turke Kayatürk Grup.

Ndryshe, sektori shëndetësor i Irakut është dëmtuar rëndë si pasojë e luftës, jostabilitetit, korrupsionit dhe së fundmi nga pandemia COVID-19.

Turqia dërgoi ndihma mjekësore në Irak edhe në fillim të muajit korrik.

Sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mjedisit, në Irak deri më tani janë regjistruar 3.250 të vdekur nga virusi dhe 79.735 të infektuar.