Turqia rrit eksportet me 15.7 për qind

Eksportet e Turqisë në qershor janë rritur me 15.7 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, duke arritur në 13.5 miliardë dollarë, bëri të ditur Zyra e statistikave të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Enti për statistikë i Turqisë (TurkStat) njoftoi se importi i vendit po ashtu është rritur me 8.3 për qind dhe arrin 16.3 miliardë dollarë në raport me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.

Deficiti i tregtisë së jashtme arriti në 2.8 miliardë dollarë në qershor që është 17 për qind më pak se në të njëjtin muaj të vitit 2019.

Muajin e kaluar mbulimi i importeve me eksportet arrin në 82.6 për qind ndërsa në qershor të vitit 2019 ka qenë 77.2 për qind.

Sipas TurkStat, eksportet e Turqisë në vitin 2019 arritën në 167.92 miliardë dhe importet në 171.53 miliardë dollarë.