Zedhënësi i Ministrisë së Jashtme tha se deklarata “të padrejta dhe të paqëndrueshme” u bënë në lidhje me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan dhe Turqinë
Ankaraja denoncoi komentet e fundit nga presidenti francez në lidhje me Turqinë dhe udhëheqësin e saj, duke i quajtur ato “të papranueshme”, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Ne i konsiderojmë të papranueshme deklaratat e presidentit francez (Emmanuel) Macron, të cilat ai i bëri në përgjigje të pyetjeve të qëllimshme në një program dhe janë kundër miqësisë dhe aleancës midis vendeve tona”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke Hami Aksoy në një reagim me shkrim.
Aksoy gjithashtu tha se deklarata “të padrejta dhe të paqëndrueshme” u bënë në lidhje me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan dhe Turqinë.
Ndryshe, gjatë një interviste të transmetuar në kanalin televiziv France5 të martën, Macron pretendoi se Turqia “po përpiqet të ndërhyjë” në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të Francës në vitin 2022.
“Ne mendojmë se ato deklarata nga z. Macron janë për keqardhje dhe të paqëndrueshme në një kohë që ne ndërmarrim hapa për të zëvendësuar tensionin në marrëdhëniet midis dy vendeve me qetësi dhe miqësi”, deklaroi Aksoy. /aa