Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të Turqisë, Tanju Bilgiç ka reaguar ndaj deklaratës së përbashkët të njëanshme që publikuan 7 vendet anëtare të Bashkimit Evropian në fund të takimit që mbajtën në Athinë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bilgiç në një përgjigje me shkrim ndaj një pyetjeje lidhur me çështjen tha se “Nga pikëpamja jonë nuk ka asnjë kuptim dhe vlerë Deklarata e Përbashkët (e njëanshme) e publikuar në fund të takimit të mbajtur në Athinë nga 7 vendet anëtare të BE-së”.
“Ky formësim kryen mbrojtjen e politikave dhe kërkesave maksimaliste të dyshes Qipro Greke-Greqi në çështjet e Qipros dhe Mesdheun Lindor”, tha Bilgiç, duke shtuar se ky qëndrim i njëanshëm që përsëritet çdo vit nuk është e mundur që të kontribuojë në zhvillimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit në rajon.
Bilgiç deklaroi se ashtu sikurse është theksuar edhe më parë, në Mesdhe nuk mund të krijohet një mjedis i vërtetë bashkëpunimi pa praninë e Turqisë dhe Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC). “Me këtë rast, duam të rikujtojmë edhe njëherë propozimin e presidentit tonë lidhur me konferencën rajonale për Mesdheun Lindor”, tha Bilgiç. /aa