Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Turqia reagon ashpër ndaj ligjit “shtet-komb hebre” të miratuar nga Izraeli

Turqia reagon ashpër ndaj ligjit “shtet-komb hebre” të miratuar nga Izraeli

Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë ka reaguar ndaj ligjit të miratuar sot nga Parlamenti izraelit me të cilin Izraeli definohet si “shtet-komb hebre”, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ligji ku Izraeli definohet si ‘shtet-komb hebre‘ i miratuar në Parlamentin izraelit ka shkelur parimet e ligjit universal dhe ka injoruar të drejtat e qytetarëve palestinezë, nënshtetas izraelitë”, thuhet në deklaratën me shkrim të MPJ së Turqisë.

Më tej në deklaratë thuhet se “Poashtu në të njëjtin ligj nuk mund të pranohet kurrë nxitja e vendbanimeve, joligjshmëria e të cilave tashmë është regjistruar shumë herë në rezolutat e OKB-së. Është produkt i një mendjeje të vjetëruar dhe diskriminuese që e drejta për të përcaktuar vetë fatin të përcaktohet si një e drejtë vetëm e hebrenjve”.

“Komuniteti ndërkombëtar duhet gjithashtu të reagojë ndaj legjislacionit në fjalë i cili ndihmon qeverinë izraelite të gjejë përshtatje për okupimin dhe zbatimet e paligjshme të cilat vazhdojnë nga ana e saj në Palestinë dhe që synon të eliminojë vizionin për gjetjen e një zgjidhjeje me dy shtete”, thuhet në deklaratën e MPJ-së.

Ministria vë në dukje se “nuk ka asnjë dispozitë ligjore” nga pikëpamja e komunitetit ndërkombëtar, ligj i cili shpall Kudsin nën pushtim si kryeqytet të Izraelit.

Exit mobile version