Turqia raporton mbi 30 mijë raste të reja me COVID-19

Turqia raportoi 30.424 infeksione të tjera me koronavirus (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit, duke përfshirë 5.918 pacientë simptomatikë, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i përgjithshëm i pacientëve arriti në 564.435 me shifrat e fundit, treguan të dhënat.

Ndërkaq, 5.232 pacientë janë shëruar ditën e kaluar, duke e çuar numrin në 452.593, ndërsa numri i të vdekurve u rrit në 15.751, me 220 viktima të reja.

Në gjithë vendin janë kryer 206.202 teste të tjera për COVID-19, duke e çuar totalin në mbi 20,5 milionë.

Numri i pacientëve në gjendje kritike tani qëndron në 5.943.

“Ne kemi filluar të ndiejmë efektet e masave të marra”, tha ministri turk i Shëndetësisë Fahrettin Koca në Twitter, duke iu referuar uljes së numrit të pacientëve.