Turqia raporton mbi 1.400 të shëruar të ri nga COVID-19

Gjithsej 1.493 pacientë paraprakisht të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit në Turqi, duke e çuar në 191.883 numrin e përgjithshëm të pacientëve që fituan betejën kundër këtij virusi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në llogarinë e tij në twitter, ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, njoftoi se “vazhdon rënia e numrit të rasteve ditore të zbuluara që filloi më 25 qershor”, duke shtuar se vendi i tij është “afër shifrës nën 1 mijë”. 

“Megjithatë, mos harroni se këto rënie janë të ngadalta, ndërsa ngritjet janë të papritura. Ngritjet dhe rëniet varen nga respektimi i lartë ose i ulët i rregullave të distancimit shoqëror dhe maskave”, tha Koca. 

Turqia raportoi 1.003 raste të reja të zbuluara me COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të zbuluara është rritur në 210.965. 

Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga COVID-19 në Turqi është 5.323, me 23 viktima të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit. 

Turqia ka kryer mbi 3.8 milionë teste të dyshuara për COVID-19, ndërsa vetëm gjatë ditës së fundit ka kryer 48.787 teste.