Kryetari i Komunës së Drenasit, Nexhat Demaku, ka pritur në takim ambasadoren e Turqisë në Kosovës, Kivilcim Kiliç me të cilën kanë diskutuar për mundësitë e zhvillimit ekonomik në Drenas dhe investimet nga ana turke, njofton kumtesa komunale.
Në këtë takim, kryetari Demaku ka njoftuar ambasadoren Kiliç kushtet që ofron kjo Komunë në bërjën e bizneseve. Demaku është fokusuar kryesisht në investimet në biznes dhe bujqësi e ambasadoren e ka njoftuar për funksionimin e Parkut të Biznesit dhe mundësit që ofron ajo zonë ekonomike për tërheqjen e investitorëve.
Ambasadorja turke ka thënë se do të ftojë bizneset turke që të vijnë në Drenas dhe të investojnë në fushat e ndryshme.