Ministri turk për Çështjet e Bashkimit Evropian, Omer Çelik, paralajmëroi sërish të martën kundër debateve në lidhje me ekstremin e djathtë dhe racizmin në rritje gjatë kohëve të fundit në Evropë.
“Ky është një rrezik i madh për njerëzimin dhe demokracinë”, deklaroi Omer Çelik me anë të një postimi nga llogaria e tij zyrtare në rrjetin social “Twitter”.
Shefi i negociatave të Ankarasë me Brukselin tërhoqi vëmendjen se ata, që heshtin përballë islamofobisë dhe turkofobisë, s’bëjnë gjë tjetër veçse inkurajojnë ekstremin e djathtë.
“Politika evropiane nuk mund të mbrojë dot demokracinë pa luftuar me këto probleme”, theksoi ai.
Çelik rikujtoi se rënia e Murit të Berlinit më datë 9 nëntor 1989 është një pikë kthese madhore për demokracinë evropiane.
Prandaj – vijoi ai – lëreni ndërtimin e mureve ideologjike të Berlinit dhe ringrini valën politike demokratike të vërtetë kundër krimeve të urrejtjes./Mesazhi/