Turqia nuk do të ketë në radhët e saj për ndeshjet me Rusinë dhe Kroacinë, kapitenin Arda Turan.
Trajneri i skuadrës ballkanase nuk e ka grumbulliar futbollistin e barcelonës, me motivin e rendimentit të ulët që ai ka shfaqur me kombëtaren së fundmi, gjë që u duk më shumë gjatë Evropianit të Francës.
Por jo vetëm kaq, duket se përveç rendimentit, trajneri i skuadrës turke nuk ka raporte të mira Turan, probleme këto që kanë shkaktuar edhe një ndarje në opinionin publik në Turqi, ku secili prej tyre ka mbështetësit e vet. Për ndeshjet e muajit shtator kapiteni i Turqisë do të jetë futbollisti i Fenerbahçes, Mehmet Topal.
Arta Turan, ka zhvilluar 94 ndeshje me përfaqësuesen e Turqisë duke shënuar 16 gola në ndeshje zyrtare, por tani ai është jashtë saj të paktën për momentin. Ajo që të bën përshtypje është se vendimi i Terim për ta lënë mesfushorin 29 vjeçar jashtë skuadrës së Turqisë vjen pikërisht në momentin kur Arda Turan po shfaqet në një formë shumë të mirë.