Raportet se ish-këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Micheal Flynn ishte pjesë e një komploti për të esktraduar Fetullah Gylenin në këmbim të miliona dollarëve, janë plotësisht të rreme.
Kështu shprehet Ambasada turke në Uashington, e cila pretendimet e mediave i konsideron të pabaza dhe dashakeqe.
Ambasada deklaroi se të vetmet mjete që do ti përdorë Turqia janë ato ligjore, dhe “milionat” për ekstradimin e tij janë pretendime të rreme, qesharake dhe plotësisht të pabaza.
Te tilla lajme u hodhën poshtë edhe nga vet Flynn, i cili përmes avokatit të tij tha se këto janë shpifje. /MESAZHI/