Turqia nis operacion të ri antiterrorist në lindje të vendit

Turqia ka nisur një operacion të ri antiterrorist në provincën e saj lindore Van, njoftoi të martën Ministria e Brendshme, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë, ministria thotë se operacioni “Yıldırım-10” është nisur për të eliminuar plotësisht organizatën terroriste separatiste (PKK) dhe të neutralizojë pjesëtarët e saj që strehohen në rajon.

Rreth 1.040 pjesëtarë të forcave të sigurisë, duke përfshirë forcat nga Operacionet Speciale të Xhandarmërisë, policia dhe rojet e sigurisë, po marrin pjesë në operacion, shtohet në deklaratë.

Më 3 shtator, operacioni “Yıldırım-9” u nis për të neutralizuar terroristët e PKK-së në rajon.

Të paktën 46 terroristë janë neutralizuar dhe 26 bashkëpunëtorë janë kapur, 90 shpella, strehimore dhe depo u shkatërruan dhe një numër i madh armësh, municioni dhe furnizime të tjera janë sekuestruar në operacionet Yıldırım deri më sot, tha ministria.

Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën “neutralizim” në deklaratat e tyre për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vranë ose janë kapur.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjet e gati 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnje.