Turqia neutralizon disa terroristë të PKK/YPG-së në veri të Sirisë

Nëntë terroristë të organizatës terroriste PKK/YPG janë neutralizuar në veri të Sirisë përmes një operacioni të komandove turke, njoftoi Ministria e Mbrojtjes së Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shtatë prej terroristëve janë neutralizuar në rajonin e çliruar me operacionin “Burimi i Paqes”, ndërsa dy në rajonin e çliruar me operacionin “Mburoja e Eufratit”, tha në deklaratë ministria.

Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën “neutralizim” në deklaratat e tyre që nënkupton se terroristët janë dorëzuar, janë vrarë ose janë kapur.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40.000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është dega siriane e PKK-së.